Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Plas skandali, gjyqtari i Botërorit dhe zyrtari i FIFA-s duke marrë ryshfet…!

Kur duhen edhe pak ditë nga starti i Botërorit, BBC ka publikuar një dokumentar ku nxjerr në pah se futbolli në kontinentin afrikan kontrollohet nga ryshfetet dhe ato janë të pranishme edhe në nivelet e larta të futbollit.

Në skandalin e zbuluar nga investigimi 2 vjeçar shfaqet edhe anësori kenian, Aden Marua, i cili duhej të ishte pjesë e Botërorit 2018.

fifaa_1528371854-5221196

Marua shfaqet në filmime duke marrë një ryshfet prej 600 dollarësh për toleromini e një ndeshjeje.

Pas këtij skandali, FIFA njoftoi se gjyqtari ishte tërhequr nga aktiviteti për arsye personale, shkruan Panorama.

Në këtë skandal të madh, nuk mund të mungonte as presidentiti i Federatës Ganeze të Futbollit, Kyeshi Nantaki, i cili është filmuar duke marrë një ryshfet prej 65 mijë dollarësh dhe shfaqet në video duke i futur paratë në qeset plastike.

Ky lajm ka tronditur edhe FIFA-n, pasi kujtojmë që Nantaki është anëtari i Këshillit të lartë të FIFA-s.