Tuesday, 21 August 2018 | Lajme: 0

Adoleshentja nga Beogradi rrah brutalisht bashkëmoshataren, e godet shuplaka dhe ia shkul flokët

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar opinionin në Serbi, për faktin se në të shfaqet një adoleshente nga Beogradi e cila vazhdimisht e godet me shuplaka një bashkëmoshatare, që më pas ia shkul flokët dhe e kërcënon.

Këtë rrahje brutale e kanë filmuar adoleshentët tjerë që ishin dëshmitarë të sulmit. Vajza që ka keqtrajtuar mikeshën është 15-vjeçe, kurse viktima është 13-vjeçe, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Mediat në serbi raportojnë se adoleshentja që sulmon mikeshën ka probleme psikike, ndërsa në video shihet se ajo bën të pamundurën ta shmangë kontaktin me sulmuesen që vazhdimisht bërtiste.

Por, ajo çfarë ka habitur me shumë qytetarët në Serbi është mosreagimi i masës që kishin vëzhguar dhe filmuar sulmin. Në video dëgjohen disa persona duke qeshur, që është dëshmi se kishte të tjerë që nuk kanë ndërhyrë për ta parandaluar rrahjen.