Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Shkup, 24 vjeçari vdiq mbrëmë duke luajtur futboll

Një i ri 24 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë në Shkup pasi që i është përkeqësuar gjendja derisa po luante futboll. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen e ashtuquajtur Kisela Voda në Shkup, ndërsa viktima që ka ndërruar jetë është Dragan Krstev.

Djali i ri fillimisht ka thënë se nuk ndihet mirë dhe se më pas ka rënë në tokë, me ç’rast menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë. Një mjek që ka qenë në afërsi ka tentuar ti jap ndihmën e parë, mirëpo 24 vjeçari nuk ka treguar shenja jete.