Tuesday, 21 August 2018 | Lajme: 0

Ledri dhe Lyrical Son arrijnë shpejt një milion me “Princess Diana”

Ledri Vula dhe Lyrical Son mbrëmë publikuan klipin e ri të tyre “Princess Diana”.

Hip hop ylli Ledri dhe ikona e Pint, Lyrical Son befasuan të gjithë me klipin dhe këngën mjaft verore.

Dyshja e hip hopit shqiptar e realizuan këngën në shtëpinë e hiteve RedBox nga top producenti vendor dhe ndërkombëtar, BigBangBeats.

Klipi është realizuar nga Supercut në regji të Besian Durmishit.

Kënga shpejt u bë sukses dhe arriti shpejt “një milion” klikime.

auto-lyrical-son-ledri1528139456-1

Princess Diana është fabula e projektit ku artistët përshkruajnë femrën ideale.

Për Ledrin ky ishte projekti i radhës pas këngës me Butën që po ashtu u pëlqye nga publiku pasi klipi u realizua në Los Anxheles.