Tuesday, 21 August 2018 | Lajme: 0

Zaev “rehaton” funksionarët e shkarkuar (VIDEO)

Përkundër kritikave nga opinioni për emërime të një pas njëshme nga ana e Qeverisë, kjo e fundit ka vazhduar edhe sot të emëroj koordinator nacional të kryeministrit duke e çuar në 6 numrin e tyre. Së fundi, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski është emëruar koordinator nacional për shëndetësi. Paraprakisht, koordinator për zhvillimin e kulturës u emërua ish ministri, Robert Allagjozovski. Ekspertët vlerësojnë se këto veprime të Qeverisë nuk i përkasin një organi ekzekutiv reformues. Sipas profesorit, Borçe Davitkovski pushteti po rrotullon të njëjtët emra në pozita të ndryshme.

Për shkak të pazarit politik ka humbur funksionin e tij, për të mos mbetur në rrugë dhe në vend që të emërohet në ndonjë sektor të duhur në kulturë, tani shpikin koordinator nacional për kulturë, nesër do të ketë për sport, pasnesër për të dytin e të tretin – tha profesori Borçe Davitkovski.

Davitkovski shton se pasojat e numrit të madh të ministrave dhe funksioneve të tjera shihen gjatë transferimit të pushtetit.

Ne i kemi 15 ministri me resor, të cilat sipas meje janë shumë. Mjaftojnë, 15 ministri, kryeministri 16 dhe me këtë të përfundoj Qeveria. Ne i kemi 28, duke përfshi ministra pa resor, zëvendësministra e shumë çka tjetër që bota bashkëkohore nuk i pranon. Kur ndryshon Qeveria edhe kompjuterët pastrohen, sekretarët, teknikët, shoferët, shefat e kabinetit, pra një cunami i vërtet – theksoi Borçe Davitkovski.

Shumica parlamentare e pranon realitetin. Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev thotë se këto emërime bëhen me qëllim zgjerimin e shumicës.

Ju po flisni për ministri, ndërkaq funksionet tjera si koordinatorët nacional dhe angazhimet këshilluese janë çështje të Qeverisë. Unë di të them që qëllimi jon është të rritet sa më shumë shumica parlamentare – pohoi Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-s.

Qeveria aktualisht në parim numëron 5 zëvendëskryeministra, por ligjërisht asnjë. Në shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pozicionin “nënkryetar qeverie” duke i pagëzuar kështu zëvendëskryeministrat si ministra pa resor. Paradoksi mbetet në faktin që përderisa Kushtetuesja nuk i njeh zëvendëskryeministrat, të njëjti si ministra pa resor kanë kompetenca dhe vendimmarrje të caktuar. Një vit pas formimit, Qeveria ka taktizuar me pozicione të ndryshme, duke emëruar dhe larguar figura nga institucionet dhe njëkohësisht duke ndarë resorët sipas kërkesave politike nga partnerët e koalicionit./alsat-m