Tuesday, 21 August 2018 | Lajme: 0

Maqedonia do të ketë sistem të centralizuar të analizave të gjakut (VIDEO)

Maqedonia do të ketë sistem të centralizuar të analizave të gjakut. Në tetë qendrat laboratorike të cilat do të jenë në qytetet më të mëdha të vendit, do të dërgohen analizat për shqyrtim dhe rezultatet e tyre do të ju dërgohen përmes sistemit elektronik mjekëve amë ku pacientët përkasin. Kjo do të thotë se qytetarët e vendeve rurale nuk do të udhëtojnë për analiza më të detajuara nëpër qytete më të mëdha, por përmes mjekëve amë analizat do të transportohen deri tek qendra më e afërt laboratorike. Ministri i Shëndetësisë tha se kjo metodë aplikohet në shumë vende të zhvilluara Evropiane, ndërkaq shtoi se përmes kësaj metode shteti do të kursej shumë të madhe parash dhe do të ketë kontroll mbi shpenzimet e testimeve.

Me furnizimin qendror të reagentëve, shteti do të kursejë disa milionë euro dhe ofrim të kushteve më të mira për pacientët Me mënyrën ere të funksionimit të laboratorëve, do të mundësohet transport i gjakut nga njëra ndër tetë qendrat laboratorike, dhe kështu qytetarët nuk do të duhet të shkojnë në qytetet më të mëdha për analiza më të detajuara – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se do të zvogëlohet numri i aparateve për testimin e gjakut të cilët për momentin janë mbi 300, ndërsa do të zvogëlohen për 120. me këtë do të zvogëlohet furnizimi i reagentëve të cilët për momentin teprojnë dhe hidhen sepse janë të pa shfrytëzueshëm.

Analizat gjatë orëve të pasdites dhe të natës do të përpunohen vetëm për raste urgjente. Derisa mjeku ka indikacione se gjendja është alarmante atëherë analizë patjetër të bëhet. Nuk do të bëhen analiza të cilat tani bëhen madje dhe pa nevojë, pacienti shkon për diçka tjetër dhe i bën analizat vetëm të shihet si është gjendja. Kjo metodë i kushton shumë shtetit. Shumë shpesh ndodh që ndonjë prodhues donon aparat për analiza dhe më pas ai spital duhet të blejë vetëm reagentë që i përshtaten atij aparati dhe ata analiza shfrytëzohen vetëm për atë aparat. Ne nuk mund ta kontrollojmë numrin e reagentëve që ndodhen për momentin – theksoi ai.

Dy nga Qendrat ku do të bëhen analizat do jenë në Shkup, njëra në Tetovë, në Manastir, Shtip, Ohër, Strumicë dhe Kumanovë./alsat-m