Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Zënkë në Shkup, nxënësit shqiptarë i nxjerrin thikat

Te shkolla “Pançe Karagjozov” në Shkup ka ndodhur incident mes dy nxënësve shqiptarë. Rastin e ka përshkruar ish gazetari Gajur Ramadani, që ka qenë dëhsmitar ocular i këtij rasti.
“Sot isha dëshmitarë rasti i zënkës së dy nxënësve në shkollën P. Karagjozov në Shkup (afër spitalit shtetërorë). Me të filluar zënka, njëri nxori thikën dhe filloi ta ndjek tjetrin i cili ikte si i tërbuar. Fatmirësisht nuk ndodhi më e keqja. U krijuar panik në mesin e nxënësve të cilën gjykonin rastin. Vlen të theksoj se dy të rinjtë ishin shqiptarë.
Me këtë dua të ritheksoj se shkollat tona nuk janë aspak të sugurta në mbrojtjen dhe sigurinë e nxënësve.
Ministria e arsimit përfundimisht duhet të hap këtë temë dhe të fillojë të punojë në rritjen e sigurisë së nxëesve dhe mësimdhënësve”, ka shkruar Ramadani.