Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 34

Hapja solemne e projektit “Skopje East Gate”, Balfin Group do të investojë 300 milion euro në Maqedoni

Shkupi do të bëhet edhe me një qendër të re tregtare, por kjo do të jetë ndër më të mëdhatë në rajon me një sipërfaqe prej  45 mijë m2 ose 8 mijë m2 më e madhe se Skopje Sity Mall. Sonte në mënyrë solemne u promovua projekti “Skopje East Gate”, investim ky i kompanisë Balfin Group nga Shqipëria, i njëjti që ndërtoi edhe QT Skopje City Mall.

Investimi fillestar do të jetë 180 milion euro. Lokacioni i ndërtimit është në Komunën e Gazi Babës tek zona e Panaireve të kryeqytetit, ku përveç qendrës tregtare do të ndërtohet edhe Kompleksi banesor bashk me parkingje dhe objekte tjera në një sipërfaqe prej 155 mij m2.

Ndërtimi do të zgjatë nga 5 deri 7 vjet dhe Skopje East Gate do të jetë investimi më i madh privat në Maqedoni për pasuri të patundshme në total me 250 mijë m2 ndërtesa, ku përfshihen 100,000 m2 objekte banimi dhe 2,500 parkingje në sipërfaqe nëntokësore. Punimet e qendrës tregtare do fillojnë në vjeshtë të këtij viti dhe hapja pritet të bëhet në fund të vitit.