Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Çmimet të reja të derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të dizelit dhe naftës prej sonte në mbrëmje do të rriten, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit, çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS 95 do të jetë 73.50 denarë për litër, ndërkaq i EUROSUPER 98 75.50 denarë për litër.

Çmimi i dizelit do të jetë 65 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri 54 denarë.

Komisioni Rregullator gjithashtu ka vendosur që ta rrit edhe çmimin e mazutit, gjegjësisht tani do të jetë 34.53 denarë.