Tuesday, 16 October 2018 | Lajme: 37

Zaev sot merr pjesë në audiencën tek papa Françesku

Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në audiencën tek papa Françesku, pas çka do të takohet me sekretarin shtetëror të Fronit të shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin, transmeton MEDIAL.

Sipas agjendës, kryeministri Zaev, i cili e kryeson delegacionin qeveritar, në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski, këshilltari për politikë të jashtme të kryeminsitrit, Dane Taleski dhe drejtori i Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Darijan Sotirovski, pas takimit me papën duhet të relaizojë takim edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në shoqërim të bashkëshortes dhe delegacionit qeveritar dje mori pjesë në aktivitetet e përbashkëta për nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi, me delegacionin e Republikës së Bullgarisë të kryesuar  nga kryeministri Bojko Borisov.

Nga shërbimi qeveritar për shtyp kumtuan se dy delegacionet qeveritare të kryesuara nga kryeministrat Zaev dhe Borisov morën pjesë në lutjen dhe ceremoninë e vendosjes së luleve në varrin e Shën Cirilit në bazilikën “San Klemente” në Romë.

Më pas, zaev dhe Borisov vendosën lule në pllakën përkujtimore për nder të papa Adrian II, në bazilikën “Santa Maria Maxhore” dhe patën deklaratë të përbashkët para mediave të prnaishme.

“Me aktivitetet e përbashkëta për shënimin e vëllezërve të shenjtë Cirilie  metodi, me e konfirmojmë miqësinë tonë të sinqertë dhe së bashku, tërë botës ia dërgojmë porosinë humane të misionit të Shën Cirilit dhe Metodit”, e ajo është porosia për dialog dhe mirëkuptim të ndërsjelltë”, theksoi Zaev.

Borisov, në paraqitjen e tj theksoi se me shënimin e festës para pllakave ku është shenjtëruar alfabeti i tyre, përkujtohemi për atë se sa diplomatë të mëdhenj ishin Shën Cirili e Metodi në atë kohë, kur është dashur ta bindin papa Adrianin II se duhet të përhapet alfabeti slloven.

Kryeminsitri Borisov tha se pjesëmarrja e përbashkët në aktivitetet për nder të Shën Cirilit e metodit me priftërinjtë nga kishat ortodokse të Maqedonisë dhe Bullgarisë e konfirmon përcaktimin e përbashkët për mirëqi dhe fqinjësi të mirë mjes dy vendeve, dhe se ndarja dhe respekti i ndërsjelltë drejt ngjarjeve dhe figurave historike, e ndërtojnë rrugën e së ardhmes mes dy vendeve.