Tuesday, 16 October 2018 | Lajme: 37

Struga po zbrazet, vetëm 67 nxënës regjistrohen në klasë të parë

Në vendbanimet e Strugës po bie numri i nxënësve, si pasojë e ikjes masive të familjeve drejt kurbetit. Këtë vit nga fshatrat Ladorishtë, Frëngovë, Zagarçan, Shum dhe Teferiç në klasë të parë do të regjistrohen vetëm 67 nxënës, informon INA.

Drejtori i shkollës “Ashim Agushi”, Shefi Cenka ka thënë për Strugaexpress se për herë të parë shifrat janë shqetësuese, sepse do të ketë kaq pak nxënës në klasë të parë, që gjë përbën rrezik edhe për vitet e tjera. Sipas tij, në bankat e shkollave të këtyre fshatrave për vitin 2018/2019 në klasë të parë duhej të regjistroheshin 153 nxënës, por kanë ngelur vetëm 67, ndërsa fatkeqësisht 86 nxënës do të ndjekin mësimin në vendet e jashtme, atje ku janë larguar me familjet e tyre.

Në të kaluarën mbi 50 nxënës regjistroheshin në klasë të parë në çdo fshat që ishte një numër mbi 250 filloristë. Ndërsa tani shifrat janë alarmante.SHF “Asim Agushi” Ladorishtë – 29 nxënës në klasë të parë SHF “Jeta e Re” Frëngovë – 13 nxënësSHF “Baftiar Banushi” Zagarçan – Shum vetëm 20 nxënësShkolla e ciklit të ulët në Teferiç vetëm 5 nxënës.