Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Instagram më në fund shton opsionin e shumëkërkuar ‘mute’

Përdoruesit më parë kanë mundur që të ndalojnë storiet e ndokujt që të ju shfaqen atyre, pa e marr vesh personat në fjalë, por tani Instagram ka bërë të mundur këtë edhe ndalimin e fotografive të ndokujt që të shfaqen në mur, pa pasur nevojë për ta hequr nga shoqëria.

Nëse përdoruesve ju kanë ardhur në majë të hundës njerëzit që postojnë shumë, apo thjesht nuk dëshirojnë t’i shohin ata për çfarëdo arsyeje, ata nuk kanë nevojë që t’i heqin ata krejtësisht nga shoqëria në Instagram, transmeton koha.net.

Edhe pse Instagram kurrë nuk e ka bërë shumë të dukshme kur përdoruesit kanë hequr ndokënd nga lista e tyre e shoqërisë, prapë ishte e mundur që kjo të shihej, thjesht duke shikuar listën e ndjekësve, e kjo shpesh krijonte situata të pa dëshiruara.

E për këtë shumë përdorues mbeteshin peng i postimeve të padëshiruara gjatë gjithë kohës.

Por tani, me butonin “Mute”, Instagram ka bërë një mënyrë të fshehtë për të ndaluar së shfaquri postimet e personave të padëshiruar në murin e tyre.

Opsioni do të aktivizohet për të gjithë përdoruesit gjatë javëve të ardhshme, ka bërë të ditur Instagram.