Tuesday, 16 October 2018 | Lajme: 38

Will Smith e ndjek Era Istrefin, zbulon titullin e këngës së Botërorit

Himnin zyrtar pritet të publikohet më 25 maj.

Will Smith e ka bërë konfirmimin final për bashkëpunimin me këngëtaren nga Kosova Era Istrefi dhe atë amerikan Nicky Jam.

Ylli hollivudian ka publikuar një foto ku ka bërë tag Erën në postimin e tij me DJ Diplo, i cili do të punojë këngën dhe ka zbuluar gjithashtu titullin e këngës së Botërorit Rusia 2018.

 

Kënga do të titullohet “One life to live” dhe pritet të publikohet më 25 maj. Himni zyrtar performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz.

Kjo është hera e parë që një këngëtare shqiptare arrin maja të tilla të larta suksesi.

era1-1