Thursday, 21 June 2018 | Lajme: 2

Rriten blerjet e shtetasve të Maqedonisë, në tregun e jashtëm

Vitin e kaluar, shtetasit e Maqedonisë kanë realizuar 5,3 milionë transakcione me jashtë, përmes kartelave të vendit.

Kjo paraqet një rritje prej 30%, respektivisht janë harxhuar rreth 217 milionë euro. Kështu thonë të rejat më të fundit të Bankës Popullore të RM-së.

Transakcione më të shumta janë kryer me Mbretërinë e Bashkuar, pastaj me SHBA-të dhe Serbinë, por edhe me Luksemburgun, Hungarinë e Irlandën.

Transkacion më i madh për vende fizike, është realizuar në Greqi.