Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Ja kur pritet të mbahet Kongresi i BDI-së

BDI në qershor do të mbledh Këshillin e përgjithshëm si organ më i lartë në mes të dy Kongreseve, pati paralajmëruar lideri i kësaj partie Ali Ahmeti në mbledhjen e fundit në selinë partiake në Reçicë, ku u miratuan konkluzat për vijueshmërinë e zbatimit të programit nga ana e ekzekutivit.

Por pas kësaj, në pyetjen se kur mund të mbahet Kongresi partiak, në BDI nuk kanë mundur të parashikojnë një gjë të tillë, “derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe emërimet nëpër degë”.

“Kongresi i BDI-së do të mbahet atëherë kur do të përfundojnë zgjedhjet ose emërimet nëpër degë dhe nuk mund të parashikojmë prej tash kur do të përfundojë ky proces”, kanë thënë për Medial nga BDI.

Në pyetjen tjetër nëse priten ndryshime nëpër pozicionet partiake, nga atje thonë se në Kongres gjithçka nis nga baza dhe kush do të jetë nëpër pozicione partiake do të vendosin delegatët në Kongres.

Ndryshe, mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm që pritet të mbahet muajin e ardhshëm do të jetë nisma në ndërtimin e përbashkët të BDI-së për dy dekadat vijuese.