Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Zaev u lirua nga akuza për lëndën “Ryshfeti”

Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur që ta lirojë Kryeministrin Zoran Zaev nga të gjitha akuzat në lëndën “Ryshfeti”, ku ishte i akuzuar për kërkim të ryshfetit, në këmbim të dhënies së një parcele komunale.

Sipas aktgjykimit, prokurori nuk arriti të dëshmoj që Zaevi e ka kryer veprën penale për të cilën u akuzua, për periudhën kur ishte kryekomunar i Strumicës.

Përndryshe, video materiali ku shihej Zaevi, të kërkojë para, sipas ekspertizës gjyqësore doli të jetë e shkurtuar qëllimisht.