Friday, 21 September 2018 | Lajme: 0

Cipras do të njoftojë presidentin dhe liderët e partive për zhvillimin e negociatave

Gjatë fundjavës, kryeministri grek Aleksis Cipras do të njoftojë Presidentin grek Prokopis Pavlopulos dhe krerët e partive politike për negociatat për emrin pas takimit me homologun e tij maqedonas në Sofje.

Burimet qeveritare greke informuan gazetarët në Greqi se Athina nuk devijon nga pozicioni i saj mbi një emër erga-omnes dhe revizion kushtetues si parakushte kryesor për një marrëveshje ekzistuese,raportoi  korrespondenti i MIA-s  nga Athina.

“Erga omnes me revizion kushtetues është një parakusht i domosdoshëm për një marrëveshje. Zbatimi i revizionit kushtetues është një parakusht i domosdoshëm për integrimin në organizatat ndërkombëtare (BE – NATO)”, informojnë burimet qeveritare greke.