Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Brenda 24 orëve, lëndohen rëndë katër këmbësorë në Shkup

Katër këmbësorë dhe një bashkëudhëtar në motoçikletë kanë marrë lëndime të rënda trupore, shtatë persona lëndime të lehta trupore në 11 nga 14 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara dje në rajonin e SPB Shkup. Në tre fatkeqësi është shkaktuar dëm material.

Policia ka sanksionuar 34 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, ndërsa përjashtoi nga komunikacioni 26 vozitës prej të cilëve 10 nën ndikim të alkoolit, 14 para se të pajisen me patent shofer dhe dy vozitës fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtë automjete të paregjistruara, një automjet jo i rregullt, 69 automjete ishin parkuar në mënyrë të parregullt, ndërsa 44 automjete janë marrë nga automjeti i posaçëm.

Shtatë vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy nuk kanë dhënë përparësi kalimi për kalimtarët, katër janë rreshtuar në mënyrë të parregullt, tre kanë tejkaluar në mënyrë të parregullt, përderisa kapelë mbrojtëse gjatë vozitjes së motoçikletës nuk kanë përdorur tre vozitës.