Friday, 21 September 2018 | Lajme: 0

Kuvend, vazhdon debati për ligjin e mediave

Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë ta bllokojnë Propozim-Ligjin për Media në lexim të dytë.

Në katër seanca të Komisionit për Transport dhe Lidhje, janë shqyrtuar vetëm 4 nga gjithsej 76 amendamentet, për shkak të replikave dhe fjalimeve të deputetëve të VMRO-së opozitare. Debati i fundit u zhvillua për kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit të RTVM-së. Bllagoja Despotoski nga radhët e VMRO-së madje akuzoi ministrin e Administratës, Damian Mançevski se me anë të këtij ligji tenton që të kontrollojë mediat, duke mos hezituar ta pranojë se kështu kishte bërë edhe VMRO-DPMNE-ja gjatë qeverisjes. Ai kërkon që Ligji për mediat të përpilohet nga fillimi, edhe atë nga Radiodifuzerët, nga shoqatat e Gazetarëve dhe aktorë të tjerë.

“Nëse i kemi qëllimet e sinqerta, të gjithë ne si deputetë, t’i lejojmë shoqatave të gazetarëve, radiodifuzerëve publik dhe të gjitha ata që janë relevant në këtë fushë, të përgatisin ligj dhe të përgatisin porpozim-lista me emrat të anëtarëve të këytre trupave të pavarur, që ne më pas vetëm t’i votojmë. Ne si deputetë nuk duam që të përzihemi në këtë fushë dhe nga sot e tutje RTVM-ja të jetë e pavarur politikisht – deklaroi Bllagoja Despotovski” – Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Propozuesi i Ligjit, Ministri i Shoqërisë Informatike Damian Mançevski përsëriti se qëllimi i vetëm i VMRO-DPMNE-së është që të vazhdohet mandati i anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit të RTVM-së. Mançevski nuk e përjashtoi mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët me opozitën, edhe përkundër obstruksioneve të deritanishme të opozitës.

“Amendamentet nuk janë konkret në përmbajtje. I gjithë qëllimi i opozitës është që të mos e lejojnë miratimin e Ligjit për Media. Më konkretisht, qëllimi i tyre është që të vazhdojë mandati i anëtarëve aktual të RTVM-së dhe Agjencisë për Media. Në këta trupa marrin pjesë anëtarë të cilët janë persona partiak të cilët nuk i përmbushin as kriteret e ligjit aktual” – u përgjigj Damian Mançevski – Ministër i Shoqërisë Informatike.

Neni tre i Propozim-ligjit për Media për të cilin u debatua gjatë gjithë seancës së fundit, parasheh që kandidatët për anëtarë të Agjencisë së Medieve të kenë mbështetje nga së paku dy Organizata qytetare të cilat janë aktive më shumë se pesë vite, një shoqate të gazetarëve, dy institucione të larta arsimore që kanë programe studimi si dhe mbështetjen e ndonjë asociacioni apo dhome me fushë veprimi në teknologji dhe shërbime të komunikimit.
L