Tuesday, 17 July 2018 | Lajme: 24

“Ilindenska Republika Makedonija” do të jetë emri ri i shtetit

Një zgjidhje e padëgjuar deri tani në kontestin disavjecar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

 “Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranuaeshme që fshihet pas delaratës sw sotme të kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët.

Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve.

Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë.