Tuesday, 17 July 2018 | Lajme: 24

Bekteshi dhe Angelova Iinicojnë krijimin e një oferte turistike rajonale për të tërhequr turistë nga vende të largëta

Gjatë vizitës në Republikën e Bullgarisë, në vigjilje të Samitit të BE-Ballkani Perëndimor, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me Ministren e Turizmit të Republikës së Bullgarisë, Nikolina Angelova. Ministri Bekteshi gjatë takimit bileteral shprehu kënaqësinë me rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve bullgarë në Maqedoni, duke përmendur faktin se në vitin 2017 afro 50 mijë shtetas bullgarë kanë vizituar Maqedoninë, duke realizuar rreth 80 mijë bujtje. Në fakt, sipas të dhënave statistikore qëparaqiti Bekteshi, numri i turistëve bullgarë të cilët vizituan Maqedoninë në vitin 2017 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me 24 për qind, aq sa është edhe numri i bujtjeve, ndërsa gjatë muajve  Janar – Mars 2018, Maqedonia u vizitua nga rreth 10 mijë mysafirë bullgarë, të cilët kanë bërë 14 mijë bujtje në vendin tonë, një rritje prej 21 përqind të vizitorëve,dhe 14 për qind të buajtjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministrja bullgare  Angelova, ndërkohë, shprehukënaqësinë që në sezonin e dimrit turistët nga Maqedonia zgjodhën vendpushimet bullgare të skijimit, që tregon se turistët nga të dy vendet kanë shije të ngjashme për përmbajtjen e ofertave turistike,  dhe për ta gjejnë turne tërheqëse në fqinjësi, ndërsa shtoi ajo, nënshkrimi i Protokollit për qëllime të bashkëpunimit në fushën e turizmit mes qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë vjeshtën e kaluar, ka dhënë tashmë efektet e saj në forcimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit si një sektor me potencial të lartë, që kontribon në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në të dy vendet.

Bekteshi dhe Angelova ranë dakord se, për të tërhequr turistë nga tregjet e largët nevojitet krijimi i një rruge (rute)  rajonale turistike, dhe për këtë qëllim veç më është krijuar një grup pune nga dy vendet, të cilat deri në këtë vjeshtë duhet të përgatisin një propozim-ofertë të përbashkët të turizmit, që mund të përfshijë vendet e tjera në rajonin e interesit, të cilat do të ofrojnë tërheqje të ndryshme për turistët botërorë në një distancë të vogël. Ministri Bekteshi shprehu gatishmëri për realizimin e kësaj iniciative, dhe propozoi që në periudhën e ardshme të realizohet një takim pune i mes dy vendeve, me përfaqësues nga vetëqeverisja lokale, operatorë turistikë, hotelierë, tranportuesit ajror, sidomos ato me kosto të ulët, me qëllim të përfshirjes së sektorit të turizmit në përcaktimin e aktiviteteve të përbashkëta për paraqitje në tregjet e largëta turistike.

Ministrja Angelkova propozoi të shqyrtohet mundësia e aplikimit të përbashkët për projektet IPA për bashkëpunimin ndërkufitar, veçanërisht në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, i cili do të lehtësojë qasjen për investime në rajon, e cila është një mënyrë e shkëlqyer për të planifikuar dhe zgjidhur së bashku sfidat, që do të thotë zhvillim ekonomik për të dy vendet.

Ministri Bekteshi theksoi se përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë janë zbatimi i shpejtë i linjës hekurudhore me Bullgarinë, në pjesën e Maqedonisë, por edhe nevoja për të përshpejtuar ndërtimin e rrugës Kumanovë-Kriva Pallankë, e cila tregon se infrastruktura, si bazë për rrjedhën e shpejtë të turistëve, është prioritet i politikave qeveritare.

5-824-54