Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

24 vjeçari nga Librazhdi vjedh paratë në Xhaminë e Tetovës

Dje rreth orës 21.00, 28 vjeçari K.K. nga Tetova, ka paraqitur se dy orë më herët, në oborin e xhamisë Tabhane, e cila gjendet në rrugën ,,Mirçe Acev,, në Tetovë, ka vërejtur një person të panjohur i cili është sjellur në mënyrë të dyshueshme.

Pasë kryerjes së kontrollit në kasafortën e xhamisë e cila ka qenë e hapur, ka konstatuar se mungojnë paratë edhe atë diku prej 3000 deri 8000 denarë.

Më vonë personi është privuar nga liria është mbajtur në Stacion policorë, deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku edhe do të shqiptohen padi adekuate. Bëhet fjalë për shtetasin e R.Shqipërisë A.A. 24 vjeç nga qyteti i Librazhdit./