Sunday, 20 May 2018 | Lajme: 0

Kë do emërojë BESA si ministrër dhe zv.ministra në qeveri? Ja emrat e para

Sipas ndarjes së kulaçit qeveritar, Lëvizja BESA e Afrim Gashit do të ketë një ministri, edhe atë Ministrinë e Kulturës, dy poste zv/ministrash dhe një post të sekretarit shtetëror.

Burime për INA theksojnë se kjo parti do të ketë zv/ministra në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Jashtme, ndërsa postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi theksoi se tani për tani diskutohet për postin e ministrit të Kulturës dhe se do të jetë një emër adekuat me “bekgraund” të pasur intelektual. Nga ana tjetër në lojë janë edhe funksione të tjera dhe se siç mësohet jozyrtarisht kësaj partie do ti takojnë më shumë se 20 drejtori. Sa i përket kuadrove që pritet të jenë në lojë për tu emëruar, kryesisht do të vijnë nga radhët e kryesisë qendrore, ku bëjnë pjesë këto emra si më poshtë, por që një pjesë e tyre janë edhe kandidatë potencialë:

Admirim Aliti
Arben Labënishti
Bejtullah Demiri
Bekim Saliu
Bukurie Ahmeti – Emërllahu
Daim Luçi
Driton Sulejmani
Emërli Asani
Faton Fazliu
Faton Selami
Florina Emini
Hysein Dika
Hysni Ismaili
Iljasa Veseli
Lulzim Aliu
Mazllam Osmani
Nafije Selmani
Nexhbedin Kahremani
Nexhmedin Bajrami
Njomza Imeri – Ismaili
Orhan Murtezani
Qemal Krosi
Rexhep Memedi
Rufat Alili
Samir Juskoski
Selda Aliji
Shaban Zendeli
Shenur Osmani
Shpend Tahiri
Skender Rexhepi – Zejd
Sulejman Odai
Telat Fetai
Zeqirija Ibrahimi