Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

Kush ishte në të vërtetë profeti Muhamed?

Muhamedi është profeti dhe themeluesi i Islamit. Ai u lind në Mekë më 570, dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi si tregtar.

Në moshën 40 vjeçare, ndoshta i shtyrë nga ndonjë krizë ekonomike, ai filloi të komunikonte me Allahun dhe t’i merrte shpalljet e tij në atë që u bë baza për kuranin dhe për themelimin e Islamit. Deri në vitin 630 ai e unifikoi shumicën e Arabisë nën një religjion të vetëm. Sipas matjeve të bëra më 2015, në botë janë rreth 1.8 miliardë myslimanë

Jeta e Muhamedit

Babai i Muhamedit kishte vdekur para se të lindte i vetëshpalluri profet, i cili u rrit nga gjyshi i tij e më pas edhe nga xhaxhai. Ai i përkiste një familjeje të varfër por të respektuar të fisit të kurejshve. Familja ishte aktive në politikën dhe tregtinë e Mekës.

Shumica e fiseve që jetonin në Gadishullin Arabik në atë kohë ishin nomadë, që tregtonin gjëra duke e kaluar shkretëtirën. Shumica e fiseve ishin politeiste, që adhuronin zotat e tyre. Qyteti i Mekës ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe religjioze, shtëpia e shumë tempujve dhe vendeve ku shprehej adhurimi. Vendi më i famshëm ishim Kaaba [që nënkupton kubi nga arabishtja]. Besohet që është ndërtuar nga Abrahami [Ibrahimi për myslimanët] dhe djali i tij Ismaili. Gradualisht njerëzit e Mekës ishin kthyer kah politeizmi dhe idhulltaria. Nga të gjithë zotat e adhuruar, besohet që allahu konsiderohej si më i madhi dhe i vetmi pa një idhull.

Si adoleshent, Muhamedi punoi në një karavan devesh për xhaxhain e tij. Ai fitoi përvojë në tregti duke udhëtuar në Siri dhe madje edhe në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Indian. Në atë kohë, Muhamedi e kishte fituar reputacionin e njeriut të ndershëm dhe të sinqertë, gjë që e bënte një tregtar të dobët.

Në të njëzetat, ai filloi të punonte për një tergtare të pasur të quajtur Khadilah, 15 vjet më e vjetër. Ajo u josh nga Muhamedi dhe i propozoi martesë. Ai pranoi, mos të harrojmë që ajo ishte e pasur, dhe i bënë disa fëmijë bashkë.

Deri në fund të jetës, ish-tregtari i bërë profet, u martua edhe me 10 gra të tjera.

Profeti Muhamed
Muhamedi ishte shumë religjioz, me raste duke ndërmarrë udhëtime për adhurimin e vendeve të shenjta në Mekë. Në një nga pelegrinazhet e tij, në vitin 610, ai po meditonte në shpellën e malit Jabal al-Nour kur iu shfaq engjulli Gabriel që ia transmetoi fjalën e zotit. Shumica e historianëve të islamit thonë që Muhamedi ishte trazuar shpirtërisht nga këto ide/zbulesa dhe që nuk i shfaqi publikisht për vite më radhë.

Tradita islame thotë se personat e parë që i besuan atij ishin gruaja, Khadija dhe shoku i ngushtë Abu Bakri [që ishte pasues i Muhamedit te myslimanët synitë]. Më pas, Muhamedi filloi të mblidhte rreth vetes pak njerëz, por pa hasur në ndonjë kundërshtim. Shumica e njerëzve në Mekë ose e shpërfillën ose e përqeshën – si thjesht një profet tjetër.

Muhamedi u pa si kërcënim vetëm kur e denoncoi idhulltarinë dhe politeizmin. Liderët e fiseve këto mesazhe i panë si rrezik për pushtet.
Denoncimi i adhurimit në idhuj kishte konsekuenca të rënda ekonomike për tregtarët, të cilat mblidheshin në Mekë çdo vit për të shprehur adhurimin e tyre ndaj idhujve.
Tregtarët dhe liderët e Mekës i kishin ofruar atij para që të braktiste profetizimet e tij, por ai kishte refuzuar.

Grupi i tij tashmë i rritur ishte detyruar të lëvizte nga Meka për në Medinë më 622. Në Medinë, Muhamedi ishte instrumental në dhënien fund të luftërave civile mes fiseve të qytetit.

Mes viteve 624 dhe 628 myslimanët ishin të përfshirë në një varg luftërash për mbijetesën e tyre.