Friday, 16 November 2018 | Lajme: 9

Kjo është shqiptarja e parë që u martua me serb, ja emri dhe mbiemri i saj (Video)

Sipas të dhënave zyrtare, martesa e parë mes një serbi me shqiptare nga Shqipëria ka ndodhur në vitin 2010, në komunën Kurshumlija.
“Dhëndri” i parë shqiptar nga Serbia ka qenë Zoran Tomiç (35), i cili është martuar para 8 viteve me Edmonda Karadakun (34) nga Shqipëria. Menjëherë pas tij, të njëjtën e kanë bërë edhe shumë meshkuj nga fshatrat serbe, të cilët me vite nuk kanë mundur të gjejnë grua, transmeton Gazeta Lajm.
Ata kanë thënë për agjencinë Beta se prej fillimit janë ndier të lumtur njëri me tjetrin, por kanë pasur probleme gjuhësore, prandaj shpeshherë e kanë thirrur përkthyesin në shtëpinë e tyre. Sot gjithçka ka ndryshuar, tani mund të mbajë edhe kurse të serbishtes, ka thënë Edmonda, duke u lavdëruar me nivelin e gjuhës serbe që e njeh sot.
“Situata sot ka ndryshuar. Djemtë serbë edhe tej martohen me shqiptare, por tani nuk bëhet fjalë vetëm për njerëz nga fshatrat, por edhe për mjekë, pilotë, inxhinjierë”, shkruajnë mediumet serbe.