Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

Lojtarët e Liverpoolit do të fitojnë bonuse të mëdha nëse triumfojnë në finale ndaj Realit

Lojtarët e Liverpoolit do të ketë motiv shtesë për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 26 maj në Kiev.

Kjo pasi ata do të marrin bonuse të mëdha nëse arrijnë të fitojnë kundër gjigantit spanjoll.

Çdo lojtarë i Liverpoolit do t’i fitojë nga 200.000 euro nëse ia dalin ta rrëmbejnë titullin e gjashtë të Championist në histori.

Pasi nuk ka qenë në finale që prej vitit 2007, gjiganti anglez do të futet në një territor relativisht të panjohur, të paktën me skuadrën aktuale që ka, ama e njëjta nuk vlen edhe për kundërshtarin e saj.

Real Madridi e ka fituar Ligën e Kampionëve në dy edicionet e kaluara, dhe finalja e sivjetme është e treta më radhë.