Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

TV 21 dhe TV 24 nuk fituan leje nacionale, shuhet radioja “Sllobodna Makedonia”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale njëzëri u soll vendim që të fillohet me procedurën e marrjes së lejes për radion “Sllobodna Makedonia”. Siç theksoi kryetari i Këshillit, Llazo Petrushevski, mbetet mundësia që në afatin ligjor prej 15 ditëve prej kur radiodifuzeri do ta pranojë vendimin, mund të merr masa për t’i përmbushur kushtet.

Por, siç tha Zoran Trajçevski, drejtori i ASHAAM-it, që nga 8 shkurti i këtij viti, kur u bënë paralajmërimet e para se nuk realizohet koncepti programor për të cilin është lëshuar licenca për transmetim, gjegjësisht nuk është ndërmarrë pothuajse asgjë për të realizuar të paktën 40% e programit me të folur, dhe që atëherë, “roletat në redaksi janë vazhdimisht të mbyllura.”

Njëkohësisht, anëtarët e Këshillit njëzëri sollën vendim që të mos i jepet leje nacionale, gjegjësisht emetim në eterin e tërë territorit të vendit për televizionet “21” dhe “24”. Si arsye për këtë u theksua rekomandimi nga studimi të cilin me kërkesë të Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale e ka kryer “Market Vision”, gjegjësisht përfundimet janë se në kushte të zvogëlimit të marketingut dhe situatës ekonomike të stagnuar, nuk duhet të hapet konkurs për ndarjen e lejeve për emetim nacional, gjegjësisht të mos ndahen leje për këto televizione.

Gjithashtu, unanimisht, anëtarët e Këshillit të ASHAAM-it morën vendim për t’i dhënë Viktor Serafimovit nga Shkupi licencë për transmetimin e programit përmes kabllit në rajonin e komunave të Dibrës, Qendrës së Zhupës dhe Mavrovë-Rostushë. Sipas kërkesës, do të jetë një televizion me një format kryesisht argëtues, që do të transmetohet përmes rrjetit publik të komunikimeve elektronike që nuk përdor resurs të kufizuar.