Friday, 16 November 2018 | Lajme: 0

Njeriu qe ndërpreu këngën e Britanisë ne Evrovizion u lirua me kusht

Njeriu që pushtoi skenën gjatë performancës së Britanisë së Madhe në Festivalin e Këngës në Eurovizion është liruar me kusht.

SuRie po performonte këngën e saj “Storm” kur një burrë vrapoi në skenë dhe rrëmbeu mikrofonin prej saj gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në Lisbonë të shtunën.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) tha se ” janë në pritje të rezultatit të një hetimi policor në për rastin”.

Organizata kishte konfirmuar më parë ndërhyrjen e njeriut – i cili kishte bërtitur “ne kërkojmë liri”.