Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

Kryeministri Zaev në Sofje, në fokus takimi me Ciprasin

“Demokracia që dërgon: Dhjetë vite pas shfrenimit të potencialeve të Ballkanit Perëndimor” është tema në të cilën kryeministri Zoran Zaev do të flasë sot në konferencën në Ohër, me çka do ta fillojë vizitën e tij në kryeqytetin e Bullgarisë, e cila nesër është nikoqire e Samitit BE – Ballkani Perëndimor.

 Konferenca në të cilën do të flasë kryeminsitri është në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe organizatës tink-tank Qendra për studime demokratike dhe Fondit ballkanik evropian, si dhe të Samitit të liderëve dhe shefave të qeverive të Partisë së socialistëve evropianë (PES), ndërsa është pjesë e aktiviteteve të Zaevit në Sofje, që e kryeson delegacionin  qeveritar në samit. Lidhshmëria në transportin, energjinë dhe infrastrukturën digjitale, arsimin dhe aspekte të tjera, është tema e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ndërsa i cili po mbahet në organizim të kryesimit bullgar me BE-në. Në samit do të marrin pjesë liderët e shteteve-anëtare të Unionit dhe nga rajoni. Me Samitin do të kryesojë kryetari i Këshillit të Evropës, Donalld Tusk, i cili do ta përfaqësojë BE-në, së bashku me kryetarin e Komisionit evropian, Zhan Klod Junker.

Kryeministri Zaev në shoqëri të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë në aktivitetet e agjendës zyrtare të Samitit më 17 maj. Në fokus të vëmendjes është takimi i paralajmëruar mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Aleksis Cipras, që duhet të mbahet nesër në margjina të samitit dhe i cili ishte paralajmëruar si kyç në procesin e zgjidhjes së kontestit për emrin, megjithatl, deklaratat e fundit edhe nga ana e Maqedonisë e edhe nga ana e Greqisë janë të endura me përmbajtshmëri se mu ky takim të sjellë marrëveshje përfundimtare pëe emrin. “Dëshiroj marrëveshje për vendin tim, jam optimist dhe njëri ndër të parët që e dëshiron këtë, por nuk mund të them se kemi marrëveshje për çështjen e emrit”, deklaroi dje Zaev dhe shfaqi shpresë se të dyja palët do të arrijnë marrëveshje. “Shpresoj se do të kemi marrëveshje, Suksesi që deri më tani e arritën minsitrat e Punëve të Jashtme është për t’u respektuar, Shpesoj se mu në margjina të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Peërndimor dhe në takimin që do ta kem me kryeministrin grek Cipras do të mund t’i konfirmojmë sukseset e deritnaishme dhe nëse jo tjetër të merremi vesh për mënyrat e gjetjes së zgjidhjes”, tha Zaev.

Në kontekst të asaj shtoi se ëdshiron që edhe njëherë qytetarët të dinë se Samiti në Sofje nuk është “dedllajn”, por para së gjithash Samiti i Këshillit të BE-së kur vendoset nga ana e kryeminsitrave apo në takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së kur priten vendimet e para juridiko-formale të cilat kanë të bëjnë me Maqedoninë, e ajo është marrja e datës për negociata. Cipras, ndërkaq dje pati bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donalld Tusk rreth përpjekjeve për gjetje të zgjidhjes, si dhe për përfatitjet për Samitin e ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor. “Gjatë bisedës, kryetari Tusk i përshëndeti përpjekjet që po i bën Qeveria greke për zgjidhje të dallimeve me vendet e veta fqinje, që gjithashtu është parakusht për perspektivën e tyre integruese, Kryeministri potencoi se Greqis çdoherë do të ketë rol konstruktiv për stabilitetin dhe perspektivën zhvilluese të Ballkanit”, kumtoi kabienti i Ciprasit. Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Zanakopullos dje deklaroi se në bisedime është bërë përparim i rëndësishëm, “por ende nuk jemi afër epilogut nga negociatat dhe arritje e marrëveshjes”. takimi i ardhshëm i dy kryeminsitrave e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të dobishëm.

Kryeministri Zaev në Samitin në Sofje nesër do të marrë pjesë në sesionin punues plenar në temën “Ndërlidhje” (Conectivity), ndërsa gjatë drekës së punës së shefave  të shteteve dhe qeverive me përfaqësuesit më të lartë të trupave të BE-së do të ketë fjalim në temën “Përballje e përbashkët me kërcënimet”. Në margjina të Samitit, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev përveç me Ciprasin,  do të ketë takime bilaterale me disa kryeministra dhe shefa të shteteve. Janë planifikuar takime bilaterale me presidentin e Francës, Emanuel Makron, me kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rute. Në agjendën e kryeministrit Zaev janë planifikuar edhe takimet bilaterale me kryeministrat e Austrisë, Suedisë dhe Estonisë, Sebastian Kurc, Stefan Lofven dhe Juri Ratas. Gjatë qëndrimit të Zaevit në Sofje është organizuar edhe takim me Kristalina Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Bankës botërore. Zaev me zëvendëskryeminsitrin e angazhuar për koordinim me resurset ekonomike, Koço Angjushev më 18 maj do të marrë pjesë dhe do të ketë paraqitje të vet në Forumin ekonomik të Vjenës, që do të mbahet në margjina të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.