Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

Koreja e Veriut anulon bisedimet me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut ka anuluar bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Jugut si shenjë zemërimi ndaj disa manovrave ushtarake.

Zyrtarë të Veriut i thanë agjencisë së lajmeve KCNA se ushtrimet ushtarake në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Jugut janë parë si ‘provokim’.

Nuk dihet nëse kjo do të prekë takimin në mes të Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump i paraparë të zhvillohet më 12 qershor.

 Në muajin mars, Trump pranoi ftesën për takim nga ana e Kim.