Monday, 16 July 2018 | Lajme: 9

Zyrtare: Ylli i Bayern Munich e vazhdon kontratën

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut Rafinha e ka zgjatur kontratën me klubin për edhe një vit tjetër.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, njoftoi të premten se Rafinha dhe Arjen Robben kishin vendosur t’ia përkushtojnë të ardhmen e tyre klubit gjerman për edhe një sezon tjetër, transmeton Gazeta Express.

Dhe Rafinha, i cili pati 27 paraqitje në Bundesligë këtë sezon, teksa Bayerni e festoi titullin për herë të gjashtë më radhë, sot e nënshkroi zgjatjen e kontratës.

 

Kjo javë ka qenë shumë e mirë për mbrojtësin 32-vjeçar, i cili është përfshirë edhe në listën finale prej 23 futbollistëve të skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës në Rusi.