Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

Pa ujë do të mbetet sot një pjesë e Shkupit

Pa ujë sot nga ora 10:00 deri në përfundim të punëve do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Nikolla Trimpare” dhe objektet në shtegun e rrugëve “Aminta Treti” dhe “Rajko Zhinzifov” në Komunën Qendër.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të kryerjes së lidhjes së rrjetit ujësjellës në rrugën “Nikolla Trimpare” numër 10 b, në Komunën Qendër.