Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 42

I armatosuri tenton të vjedhë fëmijët në shkollë, nëna e vret (Pamje të rënda)

Një i armatosur që ka tentuar të vjedhë fëmijët dhe familjarët e tyre jashtë një shkolle në Sao Paulo është vrarë nga një nënë.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Sao Paulo filmuan momentin dramatik mëngjesin e së shtunës rreth orës 8:00.

Katia da Silva Sastre, e cila qëlloi mbi personin e armatosur të identifikuar si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, ishte një police jashtë detyrës.

Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França të dielën.

Edhe pse 21-vjeçari mbeti i vdekur, policja është lavdëruar për veprimin e saj,
“Me kurajon dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollë,”-shkruan në Twitter Guvernatori França.

Sulmi i tmerrshëm ndoshi ndërsa Sastre ishte duke pritur që portat e shkollës të hapeshin.

Një bandit, i veshur me bluze të zezë, i tha nënave para portës se ishte hajdut dhe i nxorri armën.
Por Sastre reagoi me shpejtësi duke e qëlluar në gjoks dhe në këmbë, ndërsa ky i fundit tentoi ta qëllonte.