Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

Ledri Vula dhe Buta publikojnë këngën më të re ‘Merri merri’ (VIDEO)

Ledri Vula dhe Buta e kanë publikuar këngën e tyre të radhës të përbashkët.

”Merri merri’ mban titullin kënga e cila është punuar në studio të RedBox.

Ky projekt muzikor vjen i realizuar edhe me videoklip ndërsa për tekstin janë kujdesur të dy këngëtarët.

Edhe pse kanë kaluar shumë pak minuta prej lansimit në Youtube kjo këngë u mirëprit nga publiku dhe duket se do ta arrijë suksesin e ‘Mbi Re’, të cilën dyshja e kanë publikuar para 9 muajsh.