Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

23-vjeçari nga Shkupi vdes në Siri

Edhe një i ri nga Shkupi ka vdekur në luftimet e Sirisë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin E.Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup, shkruan gazeta KOHA. Në fillim të vitit 2014, E.Iseni atëkohë si 19-vjeçar, i ishte bashkangjitur luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij, sot familjarët e kanë marrë nga shokët e tij. Ndryshe, dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë.