Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

Në Shkup mbahet “Festivali i luleve”

Sot dhe nesër Ndërmarrja Publike  ‘Parqe dhe Gjelbërime’ organizon Festivalin e pestë të luleve në qytetin e Shkupit, me moton: “Në ngjyrat e ylberit”!

Ekspozues do të jenë shitore të njohura të luleve dhe firma me renome për rregullimin hortikulturorë dhe të peizazhit, organizata joqeveritare që veprojnë në fushën e ekologjisë dhe mjedisit jetësorë si dhe qendrat për zhvillimin e fëmijëve.

Festivali mbahet në Parkun e qytetit.