Friday, 16 November 2018 | Lajme: 0

Gjermania i jep mbështetje të plotë Maqedonisë

Ministri për Çështje Evropiane në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Rot, në pres-konferencën e përbashkët në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev, deklaroi se çështja për emrin duhet që të zgjidhet në këtë vit ose situata nuk do të lëvizë me vite.Ka vullnet tek të dyja palët dhe mundet që të arrihet marrëveshje me kompromis të pranueshëm. Negociatori Metju Nimic ka rol kryesor, por qeveritë e të dyja vendeve janë ata që e udhëheqin këtë proces. Të nevojshëm janë konstruktiviteti, kreativiteti dhe fleksibiliteti.Qeveria e Maqedonisë është pozitive dhe kreative, e njejtë është edhe Qeveria në Athinë, dhe për këtë shohë dritë në fundin e një tuneli të gjatë.

“Deklaratat e fundit e vërtetojnë vullnetin që problemi të zgjidhet tani, të dyja palët janë të gatshme për kompromise të rënda. Gjermania jep mbështetje të plotë”, tha Rot.

Gjithashtu Rot shtoi se nuk duhet që të vendosen linja të kuqe, dhe është e patjetërsueshme që të ketë dijalog ndërmjet pozitës dhe opozitës, ndër të tjera e përshëndeti edhe përparimin e Maqedonisë në reformat dhe afrimin drejt BE-së.