Friday, 16 November 2018 | Lajme: 0

Pse po bie euro?

Euro është ndikuar dhe nga rënia e saj në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.18 dollarë, niveli më i ulët që nga janari.

Euro ka vijuar rënien edhe të mërkurën, duke zbritur poshtë nivelit të 127 lekëve, për herë të parë që nga fillimi i shkurtit të vitit 2009.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 126.86 lekë, me një rënie prej 0.21 lekësh në raport me ditë e mëparshme. Kjo është e nënta ditë radhazi që euro humb pikë në tregun e brendshëm.

Në total, për periudhën janar-maj, euro ka rënë ose ka mbetur e pandryshuar përgjatë 63 ditëve, ndërsa është rritur vetëm për 23 ditë.

Euro është ndikuar dhe nga rënia e saj në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.18 dollarë, niveli më i ulët që nga janari.

Ekspertët pohojnë se arsyet në afatgjatë vijojnë të mbeten të njëjta, ku faktori kryesor mbetet oferta e lartë për valutë, që vjen nga burimet informale, turizmi, investimet, pagesat e tasave nga bizneset, ulja e depozitave në valutë etj.

Akterët e tregut valutor, të kontaktuar nga Monitor pohuan se arsyeja që po ndikon ditët e fundit, përveç rënies së euro në bursa, lidhet dhe me gjallërimin e aktivitetit turizmit në vend, ku është konstatuar një shtim i fluksit të valutës nga turistët, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, një dollar u kuotua me 106.96 lekë , duke iu larguar nivelit më të ulët të 5 viteve, që u arrit pak javë më parë