Friday, 16 November 2018 | Lajme: 8

Xhaka më i mirë se Hazardi këtë sezon

Granit Xhaka është kritikuar shpesh për ndeshjet e tij në Premier Ligë, por statistikat e thonë të kundërt.

Në bazë të statistikave të deritanishme, Xhaka ka bërë asiste më shumë se Eden Hazard i Chelsea (4), Alexis Sanchez i Manchester United (6), Cesc Fabregas i Chelsea (4), Martial i Manchester United (5), Lingard i United (5), Bernardo Silva i Cityt (4) dhe Son i Tottenham Hotspur (6).

Kjo tregon se Xhaka megjithatë ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit këtë sezon, pasi që kjo skuadër ka pasur sezonin më të keq në Premier Ligë që nga viti 2006.

Xhaka po ashtu ka shënuar edhe një gol në Premier Ligë dhe në statistika në mbrojtje është më i mirë se mbrojtësi tjetër i Arsenalit Laurient Kosielny më ndërhyrje.

Por, Xhaka gjatë pjesës së parë të sezonit kishte bërë disa gabime të cilat bën që e ardhmja e tij në Arsenal të vihet në diskutim nga kritikët e futbollit.

Por, si duket futbollisti kosovar, gradualisht është duke ju kthyer formës së tij më të mirë.