Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

Reali po bën gati ofertë për Alissonin

​Reali e do Alissonin në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm, para De Geas e Courtois.

Real Madridi është i gatshëm të bëjë ofertë për portierin e Romës, Alisson, raporton RMC Sport, transmeton Gazeta Express.

Alisson ka qenë i lidhur edhe me Liverpoolin e Manchester Unitedin, pas sezonit mbresëlënës te Roma, teksa bisedimet për një kontratë të re ende nuk kanë nisur.

Sido që të jetë, prioritetet e Realit ishin Thibaut Courtois dhe David de Gea, por dyshja në fjalë është shumë vështirë e arritshme andaj Los Blancos kanë kthyer interesimin nga braziliani Alisson.