Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

Gruevski: Gjykata dhe Zaev kanë vendosur që të më dënojnë (Video)

Pas seancës së sotme gjyqësore për rastin “Tanku” i akuzuari Nikolla Gruevski, tha se ajo që Prokuroria Speciale e thotë gjykatësit e pranojnë, pasi sipas tij, ata frikësohen t’i kundërvihen.

“Po bëhet një precedent i vështirë, me të cilin PSP përsëri po konfirmohet”, tha Gruevski, duke iu referuar kërkesës për largimin e prokurorëve të PSP-së, e cila u refuzuar nga gjykatësja.

Ish-kryeministri në seancën e sotme refuzoi të mbrohet, me arsyen se nuk e ka kryer aspak veprën për të cilën ngarkohet.

Ai në një deklaratë para gjykatësit tha se nëse shkohet sipas ligjeve dhe të drejtës, ky rast është i vendosur dhe duhet të përfundojë me aktgjykim lirimi.