Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Gabimi që bëjmë gjithmonë me maskat e bukurisë

Tashmë, maskat e bukurisë kanë hyrë në stilin tonë të përditshëm të jetesës. Produktet natyrale që i janë shtuar tregut, si vajrat e ndryshëm, na japin mundësinë që tashmë t’i përgatisim edhe vetë në shtëpi, megjithatë, jo gjithmonë veprojmë siç duhet.

Specialistët na vënë në dukje disa gabime që bëjmë, pa e kuptuar, sa herë aplikojmë maskat.

“Është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm me çdo lloj maske. Ajo ka benefite vetëm nëse aplikohet ndërsa është ende e lagur. Nëse maska thahet atëherë do të bëjë veprimin e kundërt duke irrituar fytyrën”.

Pra, ndryshe nga ç’e dinim, kohëzgjatja e mbajtjes së maskës nuk e shton efektin e mirë në lëkurë, përkundrazi! Gjëja më e mirë është që të mos e mbani maskën më shumë se 15 minuta apo, më keq akoma, të flini me të në fytyrë.