Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

Isco, Bale dhe Kovacic mund të largohen nga Reali

Isco, Bale dhe Kovacic – këta tre lojtarë nuk e kanë të sigurt qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Isco, Gareth Bale dhe Mateo Kovacic mund të largohen nga Real Madridi pas finales të Ligës së Kampionëve, raporton Don Balon, transmeton Gazeta Express.

Sipas Don Balon, Isco është duke u kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola te Manchester City, që i ka ofruar mesfushorit spanjoll dyfishin e pagës që fiton te Madridi, ndërsa Bale mund të përfshihet në marrëveshje për Harry Kane.

Kovacic gjithashtu do të kërkojë klub të ri gjatë verës sipas Don Balon, sepse kroati nuk ka qenë titullar i rregullt asnjëherë që ku u transferua në Madrid.

Destinacioni i Kovacicit ende nuk dihet, disa klube nga Premierliga dhe Italia e kërkojnë atë, edhe pse në të kaluarën është raportuar se 23 vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Luka Modric te Los Blancos.