Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 16

Hapet Panairi i librit, 70 shtëpi botuese në “Boris Trajkovski”

Shkupi prej nesër deri më 9 maj, do të jetë nikoqir i panairit të 30 të librit. Janë rreth 70 shtëpi botuese që vijnë nga vendi dhe fqinjët. Nuk kishte si t’i mungojë këtij panairi edhe libri shqip, që sillet nga shtëpitë botuese jo vetëm nga vendi, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Arena “Boris Trajkovski”, ku do të mbahet panairi, ka filluar tashmë të shndërrohet në një librari të madhe në pritje të adhuruesve të fjalës së shkruar, që do të kenë mundësi jo vetëm të blejnë libra, por edhe të marrin pjesë në promovimet e shumta. Të parët stendat i kanë vënë sigurisht botuesit nga Maqedonia, deri nesër do të mbushen edhe stendat e tjera të botuesve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova.