Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

Carovska: Firmat nuk do të mund t’i largojnë punëtorët lehtë nga puna (Video)

Ministresha për Punë dhe Politik Sociale, Mila Carovska, sot në konferencën për shtyp theksoi se Qeveria i ka rritur rrogat e 19.000 punëtorë. Sipas asaj, ndryshimet në ligjin për lidhje pune ngritin sigurinë e punëtorëve për mbajtjen e punës së tyre, por edhe për rritjen standardit të jetesës së tyre.

“Pa dialog social, nuk ka përmirësim të drejtave të punëtorëve. Me ndryshimet në ligj do të bëhen marrëveshje të sakta për lidhjen e punës, por edhe për mbrojtjen e punëtorit që mos ngel pa vend pune” tha Carovska, e cila shtoi se nëse punëdhënësi e lëshon punëtorin, në punën e njëjtë nuk mund të punësojnë persona tjerë për dy vitet e ardhshme.