Monday, 21 May 2018 | Lajme: 32

“Tetë kompani të huaja pritet të investojnë në Maqedoni”

Tetë kompani të huaja kanë vendosur që të investojnë në Maqedoni, ndërsa pritet edhe konfirmimi i tyre dhe të nënshkruhet marrëveshja.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Për 10 muaj kemi nënshkruar 10 marrëveshje me investitorë të huaj, ndërsa tetë kompani tjera kanë sjellur vendim për të investuar dhe vetëm pritet konfirmimi dhe të nënshkruajmë marrëveshje. Bisedojmë edhe me 200 kompani tjera. Por ky nuk është vetëm sukses i jonë, pasi kjo ka filluar edhe nga qeveria e kaluar”, tha Zaev.

Ai shpreson që rritja e projektuar prej 3.2 për qind është e mundshme nëse realizohen 65 deri 70 për qind të investimeve kapitale të paralajmëruara.