Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Vajza e Michael Jackson rrezikon jetën, hidhet nga një ndërtesë e lartë (Video)

Paris Jackson njihet për karakterin e saj të shkujdesur, por sjelljet e saj po i tejkalojnë limitet. Ajo mori vëmendjen e medias para pak kohësh kur u zbulua se kishte nisur një marrëdhënie me modelen Cara Delevigne.

Gjatë një udhëtimi në Paris ajo ka hipur në një ndërtesë të lartë dhe ka ecur në skaj të saj duke rrezikuar të rrëzohet disa herë, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak.

Ndërsa familjarët e saj pasi panë video-n e postuar në ‘Instagram’ janë alarmuar, duke u frikësuar shumë për 20-vjeçaren. Burime pranë familjes kanë bërë me dije, se dyshojnë në shëndetin mendor të Paris. Kujtojmë se në një intervistë në 2017, ajo është shprehur se e kanë përdhunuar në moshën 14-vjeçare dhe që prej asaj periudhe ajo kaloi në depresion, duke tentuar disa herë të vrasë veten.