Tuesday, 17 July 2018 | Lajme: 24

Londra kërcënon keq Beogradin

Sipas portalit nga Beogradi “Srbija danas” (Serbia sot), Britania e Madhe ka hyrë në luftë të hapur me Serbinë në të cilën nuk do të zgjedhë mjete për ta rrëzuar Vuçiqin dhe pushtetin në Beograd, për ta ndarë Serbinë nga Rusia dhe për t’ia siguruar Kosovës pavarësinë e plotë dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, transmeton Koha.net

Nga Londra, gjithnjë sipas këtij portali, ka arritur mesazhi i qartë për Serbinë dhe për vendet që rishqyrtojnë njohjen e tyre të Kosovës ose që Serbinë e përkrahin në ndonjë mënyrë: “Do ta shkelim çdokënd që do ta përkrahë Serbinë”.