Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Apliko me projekt ne SÇE “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë”

Thirrje e hapur deri tek të gjithë shkollat në territorin e Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në projektin e Sekretariatit për Çështje Evropiane “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë”

Të nderuar nxënës të klasës së pestë

Vitin kur për herë të parë në arsimin tuaj programi arsimor parasheh edukim për Bashkimin Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane si institucion përgjegjës  për koordinim të procesit të aderimit të Maqedonisë në BE, në muajin maj (muaji i Evropës) nga 02-04 maj organizon projekt edukativ: Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pastë” me të cilin do të mundohemi nga më afër të Ju njoftojmë me thelbin dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Për këtë qëllim, Ju lusim, vizitën Tuaj në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe prezencën Tuaj në projektin “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë” ta paraqitni në adresën Daniela.Gjorgievska@sep.gov.mk; ose në numrin e telefonit 070/409-618.