Tuesday, 11 December 2018 | Lajme: 35

Ndiqet penalisht ish funksionari i lartë i qeverisë

Policia ka ngritur një padi penale kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, për shkak të keqpërdorimit të buxhetit me pagimin e thuajse 22.000 euro për një vepër autoriale që asnjëherë nuk është botuar, transmeton Almakos.

Padia është ngritur edhe kundër ish zëvendës ministrit të ekonomisë, Hristijan Delev, i cili sipas policisë, edhe pse e ka ditur se nuk janë respektuar afatet dhe nuk është bërë vepra autoriale, me 5 prill të vitit 2017 ka nënshkruar deklaratë të rrejshme se është kryer puna.

SPB Shkup ka ngritur padi penale deri në Prokurorinë Themelore për Krim të Organizuar kundër 37 vjeçarit Kiril Bozhinovski nga Shkupi dhe Hristijan Delev(44) nga fshati Piperovo, Strumicë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve keqpërdorim të detyrës zyrtare me çka është shkaktuar një dëm në buxhet në lartësi prej 1.352.400 den.

Ashtu si informuan nga policia, gjatë vitit 2016 është nënshkruar një marrëveshje autoriale midis G.D. përfaqësues i Agjencisë për pronësi intelektuale ARTPICK Shkup dhe Qeverisë, në atë kohë e përfaqësuar nga Kiril Bozhinovski, si sekretar i përgjithshëm.